Migrimi i "Dështuar" dhe Kthimi Pavullnetshëm në Kosovë: Trajtimi i Sfidave për Riintegrim të Suksesshëm

Kosova aktualisht përballet me sfidën e riintegrimit të mijëra migrantëve të kthyer që u larguan nga vendi në 2014 / 2015. Kjo valë emigrimi u diskutua në IAMO Policy Brief 24 (Përmbledhje). Pas përballjes me politikat e kufizuara të azilit të vendeve të destinacionit në Evropën Perëndimore, më shumë se 20,000 njerëz u kthyen në Kosovë përgjatë viteve 2015 dhe 2016. Bazuar në rezultatet e një studimi empirik me rreth 180 migrantë të kthyer, kjo Përmbledhje diskuton një numër çështjesh të riintegrimit. Përveç niveleve të ulëta të arsimit dhe aftësive teknike, riintegrimi është penguar mbi të gjitha nga gjendja e vështirë e tregut të punës në Kosovë. Kjo gjendje përkeqësohet gjithashtu nga një barrë psikologjike që del nga përvojat (ndonjëherë) traumatike të migrimit dhe kthimit të pavullnetshëm. Migrimi i kosovarëve është në rrezik të bëhet një cikël vicioz; kthimi i pavullnetshëm dhe problemet e riintegrimit i shtyn njerëzit të përpiqen të migrojnë sërisht. Në të vërtetë, rezultatet e studimit tregojnë se shumë të kthyer nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në Kosovë.


Other Titles:
Involuntary return migration to Kosovo: Tackling challenges for successful reintegration
Issue Date:
Dec 01 2017
Publication Type:
Report
DOI and Other Identifiers:
Record Identifier:
https://ageconsearch.umn.edu/record/271454
Language:
Albanian
Total Pages:
5
Series Statement:
IAMO Policy Brief 33




 Record created 2018-04-16, last modified 2020-10-28

Fulltext:
Download fulltext
PDF

Rate this document:

Rate this document:
1
2
3
 
(Not yet reviewed)