Files
Abstract
Një eksod masiv i qytetarëve të Kosovës ndodhi në dimrin e vitit
2014/2015, duke ngritur pyetje urgjente mbi arsyet e tij dhe implikimet
e mundëshme për Kosovën dhe vendet e destinacionit.
Kjo analizë e shkurtër politike jep një përshkrim përmbajtësor të
shkaqeve kyçe të migracionit dhe një vështrim mbi veçantitë e
fenomenit. Ne arrijmë në konkluzionin që eksodi është rezultat
i një shteti të ri në ndërtim, i cili nuk mban dot më entuziasmin
dhe shpresën e qytetarëve e ta kthej atë në zhvillim të qëndrueshëm.
Në të kundërt, humbja e shpresave dhe perspektivës, si
dhe zhgënjimi i akumuluar mbi klasën aktuale politike, nepotismin
dhe korrupsionin po largojnë tashmë dhe klasën e mesme.
Shtrirja dhe koha e kësaj vale migracioni është e lidhur ngushtë
me lehtësimin e kushteve të udhëtimit dhe thashethemeve nxitëse
që krijuan një efekt të ortekut. Ne argumentojmë që vendet
e BE-së duhet të reagojnë me durim dhe kujdes në trajtimin e
migrantëve që vijnë nga Kosova. Ndryshime në regjimin e azilit
dhe atë të vizave janë të rekomandueshme, por gjetja e kohës së
duhur për marrjen e masave është shumë e rëndësishme.
Së fundmi, për të parandaluar një thellim të krizës dhe trazira të
mëtejshme në Kosovë, lehësimi i mundësive për migracion të
përkohshëm ligjor është i nevojshëm. Brenda Kosovës, vetëm thyerja
e strukturave aktuale dhe krijimi i institucioneve efiçente
dhe modeleve sociale funksionuese do ti lejoj vendit të kapërcej
këtë ngecje ekonomike.